Njoftime

Toronto - Promovohet së shpejti romani “Hijet e muzgut” me autor Arben Kallamata

Kalendari i eventeve shqiptare në Toronto për vitin 2020 që po afrohet pritet të nisë me një aktivitet letraro-kulturor. Përmes rrjetit social Facebook, gazetari dhe publicisti i mirënjohur prej vitesh me banim në Kanada, Arben Kallamata, ka ftuar dashamirësit e librit shqip në Toronto dhe rrethina, në takimin që do të organizohet për promovimin e romanit të tij të sapopublikuar nga TOENA “Hijet e muzgut”.

Siç është shprehur dhe vetë autori në një intervistë të paradokohshme në Flasshqip, libri që ka shkruar “sfidon përrallën, sfidon historinë, duke e kthyer atë në parodi, por duke e lënë të mjegullt se cila pjesë po parodizohet dhe cila po vlerësohet”. Në mënyrën e tij origjinale, Kallamata e nxit lexuesin të mos i besojë shumë të kaluarës. Historia, pohon ai, “është histori dhe mund të interpretohet si të duash, ndërsa heronjtë e historisë janë vetëm njerëz si ti dhe si unë që kanë jetuar në kohë të shkuara”.

Rezervoni pra ditën e Shtunë, datë 18 Janar 2020, në orën 18:30 për këtë veprimtari letraro-kulturore që do të zhvillohet në sallën Joseph D. Carrier Art Gallery të Columbus Centre, adresa:

901 Lawrence Avenue West, Toronto, Ontario M6A 1C3.

Një rast i bukur për të bashkëbiseduar për letërsinë dhe për t’u njohur me veprën më të re të Arben Kallamatës, romanin “Hijet e muzgut”. Një mundësi për të trokitur gotën me autorin, miqtë e tij dhe dashamirës të letërsisë shqiptare në Toronto si dhe për të pasur një kopje të romanit me autograf.

Për shkak të hapësirës së kufizuar të sallës, pjesmarrja do të jetë me rezervim. Të interesuarit ftohen të kontaktojnë drejpërdrejt me autorin për të konfirmuar ardhjen përmes faqes së tij në Facebook, ose përmes adresës email Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

©Flasshqip.ca