Njoftime

Calgary: FC Shkodra merr vendin e parë

Pavarësisht se Vllaznia u largua nga liga elitore e futbollit shqiptar, shkodranët në Calgary dëshmuan se kanë traditë në këtë sport. Në Kupën e Shqiptarit në futboll, që u mbajt të shtunën, FC SHKODRA zuri vendin e parë. Në këtë turne të parë të futbollit që grumbullon shqiptarët, të organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, morën pjesë dhjetë skuadra, ndërsa FC SHKODRA në ndeshjen finale fituan kundër FC MIRDITA me rezultat 3:0. Ishte një atmosferë vërtet sportive, për shkak të lojës cilësore të shfaqur nga gjithë skuadrat e turneut që u mbajt tek Chestermere Recreation Center, e cila ishte mbuluar me flamuj shqiptar. Por, përpos futbollit, aty pati edhe atmosferë relaksuese për familjet e shumta shqiptare. Fëmijët luanin gjithandej fushës së blertë, ndërsa anëtarët e Shoqatës dhe vullnetarë të shumtë u përkujdesen për ushqim dhe pije freskuese, shuma e të cilëve arriti shifrën e 2451$, vlerë e cila do ti kalojë Shkollës Shqipe.

“Zemra mal po më bëhet kur po ju shoh se jeni mbledhur bashkë këtu dhe po kaloni shumë mirë”, tha nëna e Shaqir Durajt, bisnezmenit të njohur shqiptar. Këtë kampionat e mbështetën “European Bakery”, të cilët dhuruan të gjithë ushqimin e ditës me hamburger, hot dogs dhe pije freskuese. “Eltik Painting” dhuroi tendën, që shoqata do ta përdorë në çdo piknikë të ardhshëm, dhe “Festime Hair Salon” ofroi gatimin e buranisë që ishte me të vërtet e shijshme. "Eshtë  kënaqësi të shohësh bizneset shqiptare të bashkëpunojnë me shoqatën. Ne kemi nevojë për ju. Nëse keni mundësi të kontribuoni dhe të na ndihmoni, ju lutem na u afroni."-tha Ilir Kuqi, President i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary. Vetëm të bashkuar mund të çojmë komunitetin tonë përpara. Urime dhe një herë FC Shkodra, dhe shihemi sërish në kupën e ardhshme”. Burimi:albcanyyc.org