Blog

Mllef patriotik diaspore për atë që po ndodh në Tiranë – Nga Rushan Xhaferi

Politikë apo “pulitikë”

Nuk i kisha ndjekur ndodhitë e fundit në Shqipëri mbi lënien e mandateve. Jo sepse nuk jam patriot, megjithëse kjo fjalë për një emigrant nuk ka kuptim, sepse një patriot i vërtetë nuk e lë vëndin e tij. Ishin publikimet nëpër mediat sociale që më shtynë të interesohesha.  Në fakt, ndodh shpesh që një shqiptar diaspore të ketë një analizë më objektive mbi ngjarjet në Shqipëri.

Politika në Shqipëri për mua është “pulitikë”. Një fallcitet. Kur tashmë gjysma e deputetëve janë injorantë ose/dhe kriminelë, asnjë projekt politik nuk është më i mundshem. Në politikë, deputetët kanë një rol të rëndësishëm sepse përfaqësojne popullin. Ata marrin mandatin nga zgjedhësit për ti përfaqësuar. Në “pulitikën” shqiptare, deputetët janë mbushës topi (që u ardhtë me të vërtetë mandata). Kryetarët e partive fituese me disa deputetë që përfaqësojnë rrethin e tyre të ngushtë që pretendojnë për ministra, kontrollojnë gjithë politikën për 4 vitet e ardhshme pas zgjedhjeve.  

Por ça them dhe unë! Ne të gjithë jemi hipokritë sepse i dimë pallatet e atij ministri, pronat e këtij politikani, qëndrën komerciale të ndonjë kryeministri, e të tjera, e të tjera. Ne Shqiptarët jemi sa të qartë për realitetin tonë por edhe të çuditshëm në pritje të rezultateve që nuk do vijnë kurrë. E dimë që korrupsioni në Shqipëri është sistemik dhe e pranojmë që dhe ne vetë, ne pozitë pushteti, do të ishim po aq të korruptuar sa ata që na drejtojnë. Por prapë indinjohemi se përse korrupsioni ekziston në shtresat e larta.  Përgjigja është sepse kemi nevojë për një ndergjegje te pastër, për të larë duart.  

Shembulli rumun

Në 2018, shumë imigrantë rumunë u kthyhen në Bukuresht për të denoncuar korrupsionin e qeverisë rumune. Qytetarë të thjeshtë u mobilizuan dhe u mblodhën spontanisht në qendër të kryeqytetit për të demonstruar kundër korrupsionit të politikanëve. Ne Shqiptaret nuk mund te ngihemi dot per të denoncuar korrupsionin sepse këtë korrupsion e kemi ngritur në piedestal duke i dhënë një vlerë gati, gati kombëtare këtij fenomeni ku gjithesecili është gati të bëj çdo gjë për një post apo një vënd pune, sado e lartë apo e ulët qoftë pozita.  “Është i zoti”, themi ne për maskarain apo të korruptuarin. “Bravo i qoftë”, shtojmë nga mbrapa. Ky lloj mentaliteti nuk mund të na lejojë që ne të bëjmë përpara, dhe përpara është lufta për meritokraci. Lufta për meritën e çdo personi të kontibuojë me talentin dhe  dhuntinë e tij.  Populli ka talent, por duhet ta sprovosh.

Rumunët na dhanë një shëmbull perfekt mbi forcën e popullit. Forcë që mund të shëmbi malet. Por populli rumun nuk është ai francez.

Populli

Sa vlen vota e popullit? Shume herë, as edhe një gjë. “Populli është ai mbi te cilin ushtrohet pushteti”, thotë Michel Onfray. Domethënë, ata që nuk kanë asnjë lloj mundesie te reagojnë dhe të ndryshojnë gjërat ne jtën e përditëshme. Ata që kanë vetëm një rrogë që u vjen në fund te muajit ku pa atë janë humbur. Dhe ne mendojmë se këta persona, shumica jonë, te dëshpëruar, kanë ndonjë pushtet dhe jetojnë ne demokraci? Mendojme ne se vota e tyre është e rëndësishme për të ndryshuar realitetin? Populli është tashmë manipuluar dhe do të manipulohet nga ata që e ushtrojne pushtetin. Jo vetëm nga politikanët, por edhe nga gazetarët apo drejtuesit e emisioneve si Arjan Çani dhe Blendi Fevziu të cilët nuk përfaqësojnë popullin, por pushtetin. Dhe këta mashtrues të demokracisë përdorin fjalorin e duhur për të vënë në gjumë njerëzit përpara televizorit.

Demokracia e vërtetë është tentativa e “Gilets jaunes” ne France. RIQ, Referendumi i Iniciatives Qytetare, shqiptarizuar si heqja e mandateve. Ky referendum, rrëzon nga pushteti çdo te zgjedhur, kryeministër deputet, kryetar bashkie por edhe president, në momentin që qytetarët mendojnë se nuk është më i denjë që të përfaqësoj popullin.

Në fakt, Franca është e vetmja demokraci me shpirt qytetar. Nuk është pak ti presësh kokën mbretit. Pyesni Louis XVI! Demokracia e vërtetë është populli i cili ka vetëm një sovran, votën e tij të lirë. Por edhe në Francë kjo demokraci ka qënë e vështirë për tu aplikuar. Megjithatë, në këtë moment, revolta e “Gilets jaunes” është një mosbindje popullore, ndaj pushtetit politik, për tu admiruar. Kjo disidencë qytetare është e parikuperueshme nga asnjë parti politike franceze. Ky është dhe ndryshimi me mentalitetin në Shqipëri dhe pseudokërkesat e heqjes së mandateve qtë opozitës shqiptare. Grushti i shtetit, disi i fshehur që po mundohet te ndodhë në Tirane, është fare mediokër. Edhe pse Edi Rama është monstër, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi perfaqësojnë akoma më shumë rreziqe për shqiptarët. Mjerë populli. Nuk kam asnjë zgjidhje për momentin, veç mllef patriotik. Na daltë per mirë!