Blog

Çfarë kuptoj unë me “Rend të Ri” - nga Hajro Çini

Njerëz të ndryshëm kanë perceptime të ndryshme për këtë koncept, dhe kjo për arsye të faktorëve të ndryshëm objektivë dhe subjektivë. Për të arritur në një konkluzion sa më të saktë dhe real unë hulumtoj që nga burimi.

Idenë për një Rend të Ri Botëror e ka hedhur nga fundi i shekullit XIX Aleksander Lvovich Parvus (Israel Lazarevuch Gelfand) një teoricien revolucionar marksist. Ai ishte jahudi rus, i cili në rininë e hershme vuajti persekutimin fetar në Rusi. Kjo e bëri marksist që urrente regjimin carist, kundër të cilit veproi me shumë energji deri në fitoren e Revolucionit Bolshevik. Paralel me urrejtjen ndaj Carizmit ai krijoi urrejtje për pothuajse çdo lloj dinastie, me përjashtim të asaj britanike, ndoshta për arsye taktike, me të cilën lidhi aleancë të qëndrueshme.

Ai arriti në konkluzionin se të gjitha perandoritë, me përjashtim të asaj angleze, duhej të rrënoheshin, pavarësisht nga meritat apo të mirat që ato mund të kishin pasur dhe demonstruar.

Carizmi, nga i cili, ai kishte vuajtur, ishte produkt 300-vjeçar i familjes Romanov. Cari i fundit që u vra me gjithë familjen, kishte bërë shumë krime, por që Kisha Orthodokse, e ka shpallur Shenjt.

Me të njëjtin intensitet Parvus luftoi edhe kundër Perandorisë 700-vjeçare Osmane, nga e cila ai nuk kishte vuajtur dhe kishte përfituar shumë. Perandoria Osmane ishte produkt i Osmanit, pasardhësve të tij si dhe Orthodoksëve të Gadishullit Ilirik, ku më të shquarit ishin Arbërit.

Deri në fillim të shekullit XIX, të gjitha etnitë e gadishullit ishin subjekte besnike të perandorisë, pa asnjë përjashtim, shqiptarët, bullgarët, serbët, bosnjakët, kroatët, rumunët, maqedonasit dhe grekët.

Me rritjen e Rusisë dhe Britanisë, grekët, bullgarët dhe serbët, të nxitur nga këto perandori, u armiqësuan me Osmanët dhe që nga mesi i xhekullit XIX e deri më sot, e shndërruan Gadishullin Ilirik në fuçi baruti, ku viktimat më të persekutuara janë shqiptarët.

Marrëdhënie dashuri-urrejtje Parvus krijoi edhe me Rajhun e dytë, të cilin e bindi në shërbimet e vlefshme, për rajhun, të Leninit dhe bandës së tij. Lenini kishte kohë që ishte në shërbim të shërbimeve sekrete gjermane, kështu që Lenini u dërgua në Rusi, me rol të dyfishtë dhe në shërbim të dy zotërve; Gjeopolitik ndaj Gjermanisë, dhe ideologjik ndaj Parvusit. Lenini zhduku Carizmin, dhe i plotësoi të gjitha konditat Gjermanisë. Pas 1917 Parvus (dhe Zionizmi) me të cilin kishte krijuar aleancë, u kthyen kundër Gjermanisë.

Kjo është zanafilla e “Rendit të Ri”. Gjatë kohës ajo ka marrë forma të ndryshme, por thelbi ka qënë zhdukja e traditës dhe krijimi i një qeverie botërore, në fillim, nën Mbretëreshën e Anglisë, më pas....

Për të realizuar shkatërrimin e traditës ideologët e “Rendit të Ri” përdorën me shumë efikasitet, komunizmin në më shumë se 1/3 e botës, po ashtu edhe luftrat kolonialiste.

Që me daljen në skenë të kësaj ideje, Bota ka hyrë në dy luftëra të përgjithshme dhe në disa dhjetra të mëdha lokale, dhe sot akoma nuk ka ekuilibër.

Lenini, Mao, Stalini dhe të gjithë diktatorët komunistë, kanë qënë thjesht vegla të “Rendit të Ri”. Hitleri u mbështet në fillimet e tij nga mbështetësit e “Rendit të Ri”, por nacionalizmi i tij, dashuria e tij për Gjermaninë si dhe urrejtja për bolshevizmin, e prishën atë përfundimisht me “Rendin e Ri”.

Pas rënies së komunizmit në pjesën më të madhe të botës, “Rendi i Ri” mori formën e Globalizmit “liberal”. Për fat të keq, atë e mbështeti edhe familja Bush. Ndërsa Clinton, Obama apo Soros kanë qënë shërbëtorët më të bindur dhe më këmbëngulës të “Rendit të Ri” që më pas unë e quaj “Globamizëm”.

Trump ka dalë haptazi kundër kësaj ideje, ndërkohë, që për interesa të vendeve të tyre, janë kundër edhe Putin, Erdogan etj., që propaganda botërore i quan diktatorë.

©Hajro Çini