Mbi Rendin e Ri Botëror - Nga Hajro Çini
Nuk është e logjikshme ti pranosh apo ti mohosh pa përjashtim të gjitha teoritë konspirative - shkruan shkollari i shquar i shekullit tonē Taleb.
Unë jam nga ata që besoj se ekzistenca e Rendit të Ri si ideologji dhe aktivitet është një realitet i pamohueshëm, aktiv, agresiv dhe shumë i dëmshëm. Është një simbiozë e krijuar në fund të shekullit XIX midis dinastisë Rothchild dhe Zionizmit të ideuar nga Theodor Herzl.
Në fillimet e tij Rendi i Ri Botëror u përpoq që të shuajë perandoritë apo mbretëritë e mëdha disa shekullore, si Rajhun e Dytë, Perandorinë Osmane, Austro-Hungarinë dhe Rusinë cariste. I gjithë aktiviteti i tij kulmoi me Luftën e Parë Botërore në të cilën të gjitha këto u shuan. Mbeti vetëm ajo Britanike e cila ishte në aleancë dhe mbështetëse e Rendi të Ri Botëror.
Për këtë sukses Rendi i Ri mobilizoi, pa asnjë skrupull çdo lloj krimineli apo aventurieri, terroristi apo komunisti. Pa Rendin e Ri, Lenini do të ishte një llafollog bosh, ndërsa Stalini një hajdut i rëndomtë bankash dhe vrasës me pagesë.
Shumë pak shtete të dala nga perandoritë jo perëndimore ndërtuan një qeverisje normale. Shumica e atyre shteteve janë, që nga 1919, ose nën diktatura të egra ose në luftë të vazhdueshme.
Pas suksesit të parë, Rendi i Ri Botëror planifikoi zhdukjen e nacionalizmit. Nacionalizmi si koncept nuk kishte ekzistuar në formën që ne njohim para Revolucionit Francez. Perandoritë e mëdha ishin multietnike ku etnive iu respektohej tradita. Ishte pikërisht kjo lloj tolerance që i kishte bërë jetëgjata dhe të qëndrueshme këto perandori.
Por në fillimet e tij Rendit të Ri Botëror i konvenonte rritja e frymës nacionaliste që të realizonte rrëzimin e këtyre perandorive dhe i mbështeti fuqishëm. Më pas rritja e nacionalizmit në Gjermani dhe Japoni e pengonte Rendin e Ri dhe për këtë ideoi Luftën e Dytë Botërore, për të cilën Franca (Poncairé), duke shfrytëzuar naivitetin e Wilsonit (aktivist i rëndësishëm i Ku Klus Klanit) imoralitetin dhe papërgjegjshmërinë e George Llojd si dhe injorancën dhe hipokrizinë e Orlandos krijoi bazën.
Një mëndje e ndritur, atë kohë pjestar i delegacionit britanik George Maynard Keynes, parashikoi më 1919, se Konferenca e “Paqes” në Paris po përgatiste brenda 20 vjetësh një luftë edhe me gjakatare. Profecia i tij ndodhi pikërisht më 1939.
Lufta e Dytë Botërore synonte të shkatërronte nacionalizmin e shteteve të fuqishme, kryesisht Gjermanisë dhe Japonisë. Për të arritur suksesin Rendi i Ri bëri bashkë të gjithë të majtët e botës, Stalinin, Ruzveltin (pas tij Ku Klus Klanasin Truman) si dhe Çurçillin, kundër Boshtit nacionalist Romë-Berlin-Tokio.
Çurçilli ishte politikani më i paskrupullt ideologjikisht, sepse kalonte nga udhëheqës i të djathtës britanike në atë të së majtës kur era ndryshonte drejtim. Stalini ishte një bishë sadiste që kishte vrarë mbi 20 milion njerëz deri më 1939 (askush që pretendon se mbështet lirinë e njeriut nuk mund të bëhej aleat me Stalinin) dhe vazhdoi edhe me nja 20 milion të tjerë pas lufte, por për Rendin e Ri, Stalini ishte një pasuri e vlefshme. Prandaj nuk dënohen me forcë krimet e komunizmit, sepse komunizmi ka qënë element suksesi i Rendit të Ri.
Pas suksesit të dytë, Rendi i Ri Botëror tentoi të mohojë Zotin dhe me metoda të ndryshme lufton besimin. Pengesë kryesore kanë Islamin. Janë përpjekur ta korruptojnë me anë të vahabizmit, por Libri i Shënjtë i Islamit mbrohet nga vetë Zoti dhe nuk kanë mundur dot ta ndryshojnë, siç bëjnë shpesh me librat e tjerë.
Pengesë patën edhe Papën Benedikti XVI, (Joseph Aloisius Ratzinger) të cilin arritën ta shkarkojnë dhe të vënë në vend të tij një “mendje-hapur” që po shkel çdo gjë të shënjtë katolike, duke përfshirë edhe statusin e familjes. Ky është shkaku që vendet Islamike ose janë nën diktatura të egra, ose nën pushtime, natyrisht në emër të “demokracisë”.
Rendi i Ri botëror është një superdiktaturë globaliste që nuk duron dot mendim të lirë apo pavarësi mendimi. Prandaj Rendi i Ri mbështet diktatura internacionaliste si ajo e BRSS-së në shekullin e XX apo këtë të Kinës në shekullin e XXI, dhe cilido që guxon ti luftojë këto diktatura bëhet i rrezikshëm për Rendin e Ri dhe përpiqen me të gjitha mënyrat, pa asnjë skrupull, ta shkatërrojnë.
USA është viktima e radhës e Rendit të Ri, por nuk do të jetë e largët dita që Rendi i Ri ta kuptojë nacionalizmin kinez, i cili po shfrytëzon me shumë mënçuri dhe inteligjencë çmëndurinë e Rendit të Ri, dhe pastaj do t’i duhet ti shpallë luftë edhe atij.
Unë besoj se suksesi i fundit i Rendit të Ri do të jetë edhe dëmi më i madh që ai i ka bërë vetes dhe se rënia e fasadës “demokratike” do të çlirojë Amerikën si fillim nga mashtrimi dhe më pas të gjithë botën dhe se Rendi i Ri, ashtu si çdo krijesë e çmëndur e njerëzimit, do ta mbyllë ciklin e tij dhe do dështojë dhe turp.
©Hajro Çini





















