Blog

Kontrolli dhe censura në veprim - Nga Endrit Mullisi

Çmimi i hidhur që duhet të paguajnë shoqeritë e zhvilluara përgjatë përpjekjeve për hapësira të sigurta për të gjithë dhe filtrimit të çdo shprehje që dikush mund ta marre si ofendim është: njerëz që nuk mund të thonë as atë që mendojnë dhe as atë që e mendojnë si të vërtetë.

Dr. Jordan Peterson në një intervistë të shumë kohëve më parë, iu mor mendimi (apo donin ta vendosnim me shpatulla pas murit) duke i propozuar një shoqeri ku të shmangej mesazhi që mund të ofendonte dikë. Pasi ai e pyeti intervistuesen se sa duhet të ishte masa e njerëzve ku një mesazh mund të ofendonte veç një përqindje të pallogaritshme, ai konkludoi pak a shumë duke thënë që në këtë mënyre njerëzit nuk do të guxojnë të shprehen, sepse ndoshta një në 1000 vetë mund të ofendohet.

E ndjej këtë siklet gjithmonë e më shumë me njerëzit që më bie mundësia të bëjmë biseda.

Si fillim, ende nuk kemi mësuar si shoqëri se si të debatojmë po u ofenduar dhe pa ofenduar të tjerët.

Së dyti, po rritet numri i njerëzve që nuk duan as të mendojnë dhe aq më tepër të prononcohen ndërsa një variant "zyrtar" ka dalë në qarkullim.

Është një lloj frike - me shumë të drejtë, sepse kontrolli dhe censura është shumë në veprim - për të ruajtur kryesisht vendin e punës.

Janë rritur rastet kur persona të afte në profesionin e tyre, janë sfiduar për të lënë pozicionin (ose të hiqen) kur janë gjetur komente të thëna, qoftë në vite të kaluara, lidhur me një çështje, që një grup aktivistësh (si byro politike) e quan të papranueshme.

Keshtu që, ndjenja e mbijetesës po bën që të rritet numri i atyre që mund të ishin kontribues shumë të mirë në shoqërinë tonë.

Sa shumë ka ndryshuar në shumë pak vjet...

©Endrit Mullisi