Blog

Shenjtërimi i sakrificës

Ja çfarë shkruan Çapajev Gjokutaj sot në Facebook:

 

"Kështjella s’mban, do sakrifikuar njera nga nuset në themele.

Agamemnoni sakrifikon të bijën, Ifigjeninë, që zotat të zbuten e të qetësojnë detet.

Zoti sakrifikon të birin që njerëzimi t’i kthehet dashurisë dhe t’u iki paudhësive.

Mos pyet, ç’bën kombi për ty, por ç’je ti në gjendje të bësh për kombin, thoshte Xhon Kenedi, presidenti i vendit, që lirinë dhe individualizmin i ka flamur.

Njerëzimi kurdoherë e ka lartësuar dhe shenjtëruar sakrificën e individit në dobi të bashkësisë, kombit, fesë etj.

Ka të ngjarë që individi prej natyre lind egoist dhe nuk tregohet aq i gatshëm të flijojë veten për të tjerët. Ndaj është dashur glorifikimi i vetsakrifikimit nëpërmjet moralit, gojëdhanës, artit, retorikës.

Por duket se glorifikimi i sakrificës nuk buronte vetëm prej parisë, klerit, shtetit. Ka patur dhe një shtytje të fuqishme nga psikologjia e individit.

I mbytur nga dhimbja e humbjes së të afërmit, apo nga gjymtimi i vetes, edhe individi e ka patur të nevojshme të ngushëllohej: nuk u vra kot, nuk u gjymtova për hiçmosgjë. Dhe kështu në breza..."