Blog

Shqipëria e së kaluarës modelon Shqipërinë e së ardhmes - Nga Shaban Murati

Figurat e sklerozuara të nomeklaturës së lartë komuniste drejtojnë sot qeverinë, politikën, ekonominë dhe shkencën në Shqipëri. Është qark i mbyllur si sekt, që qarkullon brenda vetes frenat e pushtetit, pavarësisht se janë brezi i fëmijve, dhëndurrëve, nipave e mbesave me burrat e tyre. Kjo strukturë e së kaluarës modelon Shqipërinë e së ardhmes.

Me kriteret e ideologjisë stalinisto-komuniste Shqipëria është sot një shtet monolitik revizionist, që u bë i tillë nga halli i rrethanave ndërkombëtare, dhe ashtu revizionist do të mbetet, sepse duhet te ruhet monopoli i një partie, duke e ndarë në dy skuadra apo portofole: PS-PD. Kjo shpjegon pse lejohen nja 100 partiçka fantazma po të nomeklaturës, për t’u krijuar naivëve iluzionin e demokracisë.

Nuk e ndryshon këtë realitet as fakti që për nevoja gjeostrategjike atlantike e bënë Shqipërinë anëtare të NATO-s dhe as mundësia që ndonjëherë Shqipëria të bëhet anëtare e BE.

Pa u shkatërruar kjo strukturë e fuqishme kanceroze e nomeklaturës të së kaluarës, Shqipëria nuk bëhet dot as shtet demokratik, as shtet me standard të lartë jetese dhe as shtet normal europian.

© Shaban Murati