Shëndet

Diagnostikimi i COVID-19 në mushkëri nga Inteligjenca Artificiale - Nga Shyqyri Dekavelli

Shyqyri Dekavelli

Kërkimet e Universitetit të Floridës Qëndrore janë pjesë e një studimi të ri që tregon se Inteligjenca Artificiale mund të jetë gati aq e saktë sa një mjek në diagnostikimin e COVID-19 në mushkëri. Studimi tregon se teknika e re gjithashtu mund të kapërcejë disa nga sfidat e testimit aktual. Studiuesit demonstruan se një algoritëm i Inteligjences Artificiale u krijua për të klasifikuar pneumoninë COVID-19 në skanimet e Tomografisë Kompjuterike me saktësi deri në 90 përqind.

Skanimet me Tomografi Kompjuterike ofrojnë një pasqyrë më të thellë në diagnozën dhe progresionin e COVID-19 krahasuar me testet e reaksionit zinxhir të transkriptimit të kundërt-polimerazë (Polimeraza është një enzimë që sintetizon zinxhirë të gjatë të polimereve ose acideve nukleike).  Këto teste kanë nivele të larta negative e false, vonesa në përpunim dhe probleme të tjera.

Një përfitim tjetër për skanimet është se ato mund të zbulojnë COVID-19 tek njerëzit pa simptoma, tek ata që kanë simptoma të hershme, gjatë kohes së sëmundjes dhe pasi simptomat të shuhen. Sidoqoftë, Tomografia Kompjuterike nuk rekomandohet gjithmonë si një mjet diagnostikues për COVID-19 sepse sëmundja shpesh duket e ngjashme me pneumonitë e lidhura me gripin në skanime. Megjithate, një algoritëm i ri i zhvilluar mund ta kapërcejë këtë problem duke identifikuar me saktësi rastet COVID-19, si dhe duke i dalluar ato nga gripi, duke shërbyer kështu si një ndihmë e madhe e mundshme për mjekët.

"Ne demonstruam se një qasje e thellë e bazuar në Inteligjencen Artificiale mund të shërbejë si një mjet i standartizuar dhe objektiv për të ndihmuar sistemet e kujdesit shëndetësor, si dhe pacientët," thotë Ulas Bagci University of Central Florida), një bashkëautor i studimit dhe qe ndihmoi në udhëheqjen e kërkimit. Ky algoritem mund të përdoret shpejt dhe në shkallë të gjerë në një rast fatkeq të një shpërthimi të përsëritur.

Inteligjenca Artificiale mund të ndihmoje mjekët për të zbuluar kancerin e pankreasit dhe mushkërive në skanimet e Tomografise Kompjuterike. Studiuesit zhvilluan një algoritëm kompjuterik për të njohur COVID-19 në skanimet e Tomografise Kompjuterike   të mushkërive të 1,280 pacientëve shumëkombësh nga Kina, Japonia dhe Italia. Pastaj ata testuan algoritmin në skanimet e Tomografise Kompjuterike   të 1,337 pacientëve me sëmundje të mushkërive duke filluar nga COVID-19 deri te kanceri dhe pneumonia jo-COVID.

Kur krahasuan diagnozat e kompjuterit me ato të konfirmuara nga mjekët, ata zbuluan se algoritmi ishte jashtëzakonisht i aftë në diagnostikimin e saktë të pneumonisë COVID-19 në mushkëri dhe dallimin e saj nga sëmundjet e tjera, veçanërisht kur ekzaminonin skanimet e Tomografise Kompjuterike   në fazat e hershme të përparimit të sëmundjes.