"Babai nё shishe" - Botim i ri nga Përparim Kapllani
Shkrimtari i njohur shqiptaro-kanadez Pёrparim Kapllani njofton lexuesit e tij pёr njё botim tё ri. Bёhet fjalё pёr pёrmbledhjen me tregime “Babai nё shishe”. Pёrmes njё postimi nё Facebook, shkrimtari Kapllani shkruan:
“Pas shumё pёrpjekjeve tё mundimshme nё Ingramspark.com, mё nё fund arrita qё ta nxjerr nga koshi i harresёs dhe ta ripunoj kёtё pёrmbledhje me tregime tё titulluar “Babai nё shishe”. Nuk ishte e lehtё tё plotёsoje tё gjitha normat teknike, por gdhin njё mёngjes i bukur si ky i sotmi, dhe e gjen librin tё rilindur nga hiri, ashtu si feniksi qё nuk pranon tё vdesё. Rishkrimi ёshtё çelёsi i mbijetesёs. Rikrijimi ёshtё gjёja mё e mirё qё mund t’i ndodhё njё vepre letrare. Rishkrimi ёshtё si njё lloj dushi i nxehtё, pas njё dite tё lodhshme dhe tё gjatё. Mё mirё tё shpenzosh orё tё tёra nё diçka qё ke shkruar dikur, sesa tё vraposh drejt njё vepre tё re, e cila ndoshta ende nuk ёshtё formёsuar nё barkun e nёnёs. Tё nxitoj pёr çfarё? Rishkrimi ёshtё njё mundёsi mё shumё respekti ndaj vetes dhe juve, lexuesi im i dashur!
Pёrmbledhja e parё mё tё njёjtin titull ishte botuar mё parё nё vitin 2004 nga Shtёpia Botuese “Glob”, e cila fatkeqёsisht kishte bёrё njё punё qё linte pёr tё dёshiruar, me shumё gabime ortografike, tё cilat nё disa raste ndryshonin edhe kuptimin e fjalisё. M’u desh qё ta rishkruaja edhe njё herё nga e para, t’i rishikoja fjalёt me lupё e tё rifreskoja gjuhёn apo stilin e tё shkruarit, qё fatmirёsisht ka ndryshuar.
Vёllimi pёrmban tregime tё reja, disa tё bёrё publike edhe nё portalin e vetёm nё Kanada-"Flas Shqip”, i cili nё njё farё mёnyre mё nxiti tё rikthehesha prapa nё kohё e ta risillja kёtё vepёr, qё kurrsesi nuk dёshiroja tё humbiste.
Formati elektronik i kёtij libri ёshtё botuar nё platformёn mё tё madhe elektronike Smashwords.com, ndёrsa si libёr mund tё porositet nё Amazon
https://www.amazon.com/Babai-N%D1%91-Shishe-T…/…/ref=sr_1_2…
Ndёr tregimet qё do tё veçoja janё: “Bregu i daulles”, “Hajmalia”, “Sytё nё telajo”, “Monedha fluturuese”, “Gishtat”, “Byzylyku”, “Babai nё shishe”, apo “Turist nё vitin 39”. Disa prej kёtyre krijimeve janё botuar nё anglisht nё vёllimin “Beyond the edge” nga IOЁI nё vitin 2010, si dhe nё disa antologji kanadeze. Do tё kisha shumё dёshirё qё “Apocalypse 97” apo “The Chaser” t’i kisha tё pёrkthyer nё shqipe, por nuk munda ta pёrmbaja edhe pёr shumё kohё veten.
Njё rishkrim tjetёr nё tё ardhmen, nuk e mohoj qё mund tё ndodhё. Vera e vjetёr apo dashuria e parё nuk harrohen kurrё".
11 Shkurt 2019