Antishqiptari Bregoviç frymëzon pasardhësit e Miladinit dhe Enverit - Nga Alfons Zeneli
“Në Ambasadën e Israelit në Berlin, me rastin e ditës përkujtimore të Holokaustit ishte ftuar një grup muzikor gjerman të cilët ishin adhurues të Hitlerit. Se arti është art dhe i bashkon popujt. Mos ta përziejmë artin me politikën.”
A ka joverterbror në botë që ta besojë një gjë të tillë? Natyrisht që jo. Kjo nuk mund të ndodhë as teorikisht. Dhe a e dini pse? Sepse izraelitët janë njerëz. Sepse dhe gjermanët anasjelltas janë njerëz. Kur them njerëz kam parasysh dinjitetin, karakterin, sovranitetin moral.
Të vijmë te Gorani. Ai vërtet është artist. Por i zhytur kokë e këmbë në kënetën pansllave të urrejtjes racore. Të urrejtjes patologjike genocidiste jo ndaj gjithë racave të tjera. Vetëm ndaj shqiptarëve. Pra e ka të preçizuar targetin, viktimën, qënien e panevojshme që e bezdis dhe që duhet shfarosur: shqiptarët.
Ky, person pra ka dhe çelësin e kryeqytetit të cilin ia ka dhënë Edi Rama duke e ngatërruar kryeqytetin më ndonjë pronë të blerë me lekët e ndonjë banke. Po ky, duke qenë se ka çelësin e Tiranës, përse mos pijë dhe birrën e Korçës?
Gorani është ftuar si karshillëk pra si sfidë ndaj plangprishësve të “Open Ballkan”. Ai është zgjedhur si simbolikë për të injoruar çdo shqiptar që e mendon si të padrejtë ahengun serb të një serbi të sëmurë nga urrejtja ndaj nesh brenda në Korçën e shqipes e të vetëdijes kombëtare. Le të shkojë e të shkruajë tek obelisku i Mësonjëtores me gërma cirilike parrullën e vet të shpirtit: “Vdekje shqiptarëve”.
Njëkohësisht, kjo kumton dhe sigurinë që i jepet brate Sandrit se populli i vogël shqiptar “e do me mish e me shpirt bashkim-vëllazerimin”.
Por ideatorët e kesaj shfaqjeje të turpshme e poshtëruese nuk përbëjnë shqetësim. Sepse ata janë brenda logjikës së misionit të tyre dhe për më tepër po veprojnë hapur. Ajo që e fik dritën në tunelin e fatit të Shqipërisë është turma që zvarritet mbi jargët e idiotësisë së "stabilitetit rajonal" dhe nostalgjisë internacionaliste.
Reagimi i kësaj klase me argumentin se "arti është art dhe bashkon popujt", "ta harrojmë të kaluarën e të shohim përpara" e kompleton përfundimisht portretimin e tyre si qënie që mision të vetëm të jetës së tyre kanë vetpërdhosjen dhe vetposhtërimin.
Linja e gjakut të pasardhësve të çiftit Miladin-Enver është organizuar këto ditë pa komandë por në mënyrë intuitive për të ndotur gjithçka ka mbetur në Shqipëri dhe për të na kthyer në vitin 1946, vitin e njëthundrakëve pëllitës të korit cirilik. Budallenjtë e mjerë!
©Alfons Zeneli