Ja pse nuk dalin më shqiptarët në protesta - Nga Adriatik Dosti
Sepse ju rraca e qelbur e politikanëve antishqiptarë i keni gënjyer pa fund. I keni lënë në baltë. I keni tradhëtuar. I keni poshtëruar e përdhosur. I keni përdorur thjesht për qëllimet tuaja të pista personale e politike, për bythën tuaj e të partisë tuaj. I keni abuzuar e keqpërdorur. I keni çuar mes plumbave e përgjakjeve. I keni sorollatur shesheve. I keni mashtruar e jeni tallur me ta, sa më s'ka! Plus, nga natyra ne shqipot e kemi si zakon, që politiken e qarje hallet t’i bëjmë nëpër kafenera e restorante, ku nuk mund të rrimë dot pa marrë nëpër gojë krejt dynjanë, e ku shprehjet ç'më duhet mua e larg bythës sime, i kemi aq për zemër.
Të zhgënjyer mbetën shqiptarët nga Berisha, edhe pse dolën për vite me radhë me qindra mijëra dhe e mbeshtetën atë si askënd tjetër, sepse prisnin e shpresonin prej tij shumë më teper se sa ai bëri për ta e për Shqipërinë. E dhëntë Zoti, që këtë radhë në shansin e dytë e të fundit të mbështetjes jo të vogël të shqiptarëve e veçmas demokratëve ndaj tij, Berisha ta ketë kuptuar tamam ashtu siç duhet, se ç'do të thotë të të mbështesin e ç'do të thotë të të zhgenjejnë.
Të mashtruar mbetën shqiptarët nga xhambazi Nano, qe iu premtoi se do t’u kthente paratë e humbura në firmat piramidale, e i rropi edhe më keq.
Të tradhëtuar mbetën shqiptarët nga Meta, që ulej në gjunjë, puthte flamurin, betohej mbi Kushtetutën, bënte shqiponjën me dy duar dhe iu premtonte se do t’u priste duart me kosore e sëpatë atyre që do të guxonin t’i vidhnin votën popullit të tij.
Të poshtëruar mbetën shqiptarët, madje edhe të vrarë, prej banditit Rama, që kërkonte të vinte në pushtet edhe me gjak, sikurse erdhi, e sikurse po qëndron dhe 8 vjetët e qeverisjes së tij me litar në fyt nuk kanë më nevojë për asnjë lloj komenti të tepërt.
Të tradhëtuar, mashtruar e gënjyer mbetën shqiptarët edhe prej kllounit Basha, që i nxorri kush e di sa herë në rrugë e sheshe, e i vërdallosi për orë, ditë e muaj të tërë, e më pas i zuri brenda si në çark, përmes çadrës së tradhëtisë, pabesisë e poshtërsisë.
Dhe normal, që si puna e asaj shprehjes që thotë populli, se kur digjesh nga qulli i fryn dhe kosit, edhe shqiptarët e gjorë sot nuk dinë se kujt t’i besojnë, nëse duhet t’i shkojnë më ende nga pas apo jo. Sepse siç e thashë edhe me lart, pa shumë fjalë e historira të tepërta e të stërnjohura, janë gënjyer e zhgënjyer ngë të gjithë. Nga të Majtët e nga të Djathtët, nga centristët e nga pluralistët, nga “lufta e nga paqja”, nga “liria e demokracia'” e genjeshtërt, sikurse u gënjyen e zhgënjyen për 45 vjet me radhë edhe nga komunizmi e socializmi “fitimtar e ngadhnjimtar”, që i katandisi me tallona.
Ndaj dhe sot e kemi pësuar si vend e si popull njësoj si në atë historinë e atij çobanit, që e tregojnë andej nga Jugu i Shqipërisë, që për të provuar besnikërinë e gadishmërinë e bashkëfshatarëve të vet në rast të ndonjë fatkeqësie, vendosi që një natë të thërrase me sa kishte në kokë, “ujku more ujku, ndihmë, ndihmë” dhe në çast i gjithë fshati iu gjend pranë për ta ndihmuar e shpëtuar. Kur panë se ai ishte tallur me të e iu tha se kishte bërë vetëm shaka, fshatarët u kthyen në shtëpitë e tyre të zhgënjyer dhe të zëmëruar. Pas ca ditësh, kur çobanit i doli përpara vërtet ujku, e po bëhej gati ta shqyente, ky i fundit nisi të thërrrase sërish me sa kishte në kokë “ujku, ujku, ndihmë, ndihmë”, por aha, askush nuk iu përgjigj më thirrjes së tij, se menduan që edhe këtë here ai po bënte shaka, ndaj dhe e lanë në dorë të ujkut.
Ja kështu e kemi pësuar edhe ne si popull, prej fajit të politikanëve tanë palaço e “shakaxhinj”. Dhe ju thoni pse nuk mblidhen më, e pse nuk dalin në protesta shqiptaret!? Është kollaj ta fajësosh një popull të tëre, por më parë është më mirë të analizosh shkaqet e arsyet, e pastaj t’i bësh edhe gjyqin.
Humbja e besimit dhe e shpresës është vdekje për së gjalli, sepse kur të gënjejnë e të mashtrojnë një herë hajde de, por kur këtë e bëjnë rrugë, e as skuqen e as zverdhen, as zbardhen e as nxihen, atëherë historitë zënë e shkruhen krejt ndryshe, me pasoja natyrisht. Dhe fatkeqësisht ai që e pëson përseri është po populli, sepse ujqërit që ka mbi krye dinë fort mirë se si ta ruajnë kokën dhe bythën e tyre, ndërsa i zbuluar tërë jetën tënde mbetë ti dhe vetëm ti, o populli im! Të të thonë dele, kjo edhe mund të qëndrojë, por delet pa çoban i ha ujku, siç i ka ngrënë e vazhdon t’i hajë prej vitesh.
©Adriatik Dosti