Blog

Albini dhe Serbia - Nga Ylli Pango

Cila do të ishte e vetmja mënyrë që Serbia të fillonte të shpresojë sërish për një ringritje? Bazuar në histori e në gen. Ja me pak fjalë faktet e historia:

Serbia është e dërrmuar si kurrë më parë, në një trajektore kohore 700 vjeçare, zënë fill nga shteti më i madh krijuar nga Car Dushani dhe mbyllur pa lavdi në mënyrë katastrofike me Millosheviçin kriminal shekullin që shkoi.

Serbia arriti fundin e ëndrrës së saj për predominim në Ballkan e më tej, me realitetin e kufijve të ngushtuar, e pa kurrfarë dalje në det, ku e solli politika e mbrapshtë aty ku është sot. Ku pra është shpresa?

Duke u kapur si i mbyturi pas fijekashtës tek Kosova, e si fillim, e sidomos te Veriu i saj i pasur në burime natyrore, ajo kapet kësisoj te e vetmja shpresë për të kompensuar diçka nga ëndrra e humbur e madhe. E pse jo për të rifilluar ëndrrën e re të një ringritje të madhe. Nuk modifikohet kollaj geni i car Dushanit, që ëndërroi deri pushtimin e Konstantinopojës veç shpalljes së vetes car i tërë serbëve, bullgarëve, shqiptarëve e romanëve (kuptuar grekët, si romanë të lindjes). Rusia andej matanë ia përkëdhel Serbisë këtë ëndërr të humbur ballkanike. Asaj e vetes. Madje edhe më tej. A e dini që Titos dikur, i kanë ngritur këngë edhe si lider i tërë Europës?

Atëhere logjikisht vijmë te shprehja: “Po i dhe gishtin, të merr dorën”.

Albini nuk po ua jep. As atë “minimum” që quhet qashtër asociacion. Por që është akoma më “qashtër”, me të futme.

Tani vimë te “sanksionet” karshi Kosovës, që pak, fare pak kohë më vonë, se ç’u përmendën, doli e qartë që nuk ishin sanksione. Thjesht ca masa të përkohshme…  Taktike. Natyrisht.

Vërtet menduat se mund të lëshohet ndonjëherë Kosova? Sa të jetë Amerika, Amerikë? Kurrë!

Never, ever. I gjithë Ballkani, ku Kosova është pikë nevralgjike e marrë me luftë, është pjesë Europe. Dhe Europa, si fillim Perëndimi i saj, e herët a më vonë e tëra, ndajnë të njëjtat vlera progresi e demokracie me Amerikën. Strategjia është e qartë e nuk lëviz. Jemi ngulur këtu e nuk do të na shkulë dot kërkush. Së bashku. Amerikë e Europë.

Ndonjë taktikÇ të vogël po. Edhe do ketë. E tipit, heqje veshi Albinit e ndonjë karamele përkëdhelie Vuçiçit në dekadencë. Se siç u tha i paska dërguar armë Ukrainës.

Pra pa merak miq. Albini është brenda strategjisë. Taktikat shkojnë e vijnë. Se lufta, siç u tha edhe këndej nga ne, përkëtej kufirit, është humbur tashmë një herë e mirë nga serbët. Kurse Kosovën nuk e lë kush të mos jetë e tëra Kosovë. Edhe më shumë më vonë. Së bashku.

© Ylli Pango