Komunitet

Dr. Adriana Fishta Bejko-një profesoreshë e shkëlqyer në Alberta, Kanada

  • Published in Komunitet

*Kandidate për në Këshillin Koordinativ të Diasporës e propozuar nga Shoqata Shqiptaro-Kanadeze Calgary

Siç ju kemi njohur edhe më parë, së shpejti do të formohet Këshilli Koordinativ i Diasporës, ku 2 prej 15 anëtarëve të tij do të jenë nga komuniteti shqiptaro-kanadez. Një nga kandidatët e propozuar nga shoqata e Calgary-t është Dr. Adriana Fishta Bejko. Në mënyrë që lexuesit tanë të njihen me kandidatët, ne do të publikojmë përmbledhje të jetëshkrimeve të tyre ose intervista. Dhe në fund fare urojmë të zgjidhen më të përshtatshmit.

***

Dr. Adriana Fishta-Bejko është një intelektuale e kompletuar si mësimdhënëse, autore dhe studiuese shkencore. Ajo është një edukatore krijuese, e motivuar dhe që beson se me një punë të mirë edukative në shkollë ne ndërtojmë të ardhmen e globit. Gjate 42 viteve si edukatore ajo ka rritur të krijojë raporte me drejtues në fushën e arsimit, prindërve, nxënësve që kanë patur influencë pozitive në vende të ndryshme të botës. Ajo ka dhënë mësim në disa kontinente dhe shumë shtete.

Dr. Fishta-Bejko është e specializuar në fushën e shfrytëzimit të aftësive të trurit në mësimin e gjuhëve të huaja, ka aftësi të thella në fushën e përdorimit të programeve digitale në mësimdhënie dhe është e mirëinformuar mbi vështirësitë që përballojnë emigrantët dhe në mënyrë të veçantë fëmijët e tyre. Mendimet e saj janë mirëpritur në konferenca shkencore në Europë, USA, Kanada dhe vendet aziatike. Ajo është përfaqësuese e mësuesve dhe universiteteve në organizata lokale dhe ndërkombëtare. Për të gjitha këto kontribute në fushën e drejtimit në arsim ajo është laureate e cmimit “WHO’S WHO” për kontinentin Amerikan për vitin 2001-2002 dhe e çmimit të dytë për “Emigrant of Achievement” për Calgary, Alberta.

Dr. Fishta-Bejko doli në pension në Qershor 2018 për t’u përqendruar në mësimin e Gjuhës Shqipe nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë.  Në Maj 2018 ajo u zgjodh kryetare e bordit të shkollës “Foleja e Shqiponjave” në Calgary Alberta.

Dashuria për gjuhën shqipe është shpalosur në aspektin akademik që në temën e parë të mbrojtjes së diplomës në universitetin e Tiranës, dega Anglisht, ku ajo zgjodhi temёn “Krahasime Historike tё fjalёve tё urta dhe idiomave nё Shqip dhe Anglisht”. Nё punimin e saj tё parё shkencor ajo e vendos Gjuhёn Shqipe nё njё nivel me Gjuhёn Angleze dhe thekson se fjalёt e urta nё Shqip tregojnё pasurinё e mahnitёshme gjuhёsore tё Gjuhёs Shqipe dhe faktin se fjalёt e urta reflektojnё folklorin e pasur Shqiptar.

Me mbarimin e studimeve, Dr. Fishta-Bejko emёrohet si mёsuese e gjuhёs Angleze nё qytetin e Peshkopisё. Gjatё asaj kohe ajo bashkёpunon me kompozitorin Zef Çoba qё punonte nё Peshkopi dhe sёbashku shkruajnё njё kёngё qё fiton çmimin e dytё nё Festivalin Kombёtar tё Fёmijёve. Megjithatё, dashuria mё e gjatё pёr tё ka qenё dhe mbetet arsimi, mёsimdhёnia, ndriçimi i mendjeve tё tё rinjve. Mjafton tё ndjekёsh faqen e saj nё Facebook dhe do tё shohёsh vleresimet qё i bёjnё nxёnesit e saj, tё rinj dhe tё vjetёr nga gjithё bota, pёr influencёn qё ajo ka patur nё jetёn e tyre si mёsuesja dhe kёshilltarja e tyre.

Në periudhën 1990-1994, Dr. Fishta-Bejko punon si inspektore arsimi në Drejtorinë Arsimore të Tiranës. Gjatë asaj kohe ajo është shumë aktive si përfaqësuese e Shqipërisë pranë Këshillit Britanik dhe Qendrës Kulturore Amerikane. Ajo mundëson ardhjen e kompjuterave dhe magnetofonëve, të parë për mësimin e Anglishtes në shkollat shqiptare. Departamenti Amerikan i ofron një bursë Fullbright për të studiuar në Amerikë dhe në 1994 ajo shkon në Kaliforni me studime. Në 1997, mbron Master Degree dhe në pamundësi për t’u kthyer në atdhe (trazirat e 1997 në Shqipëri), aplikon për të emigruar në Kanada.

Në 1999, emigron me familjen në Kanada dhe fillon punën si Drejtoreshë e programit të ESL për Trinity Western University në Vancouver. Gjatë gjithë kohës në Kanada ajo punon në arsim si pedagoge dhe shefe katedre në dy Universitete në Calgary-t si dhe San Diego, Kaliforni. Në 2007 mbron gradën Doctor of Education në Universitetin e Calgary-t si dhe boton në vazhdimësi disa libra për mësimin e Gjuhës Angleze, 6 prej të cilëve janë në foton e mëposhtme. Në vitin 2016, ajo u nderua edhe me titullin “Teacher of the year” në Calgary.

Dr. Fishta-Bejko është një intelektuale dhe erudite me vizion dhe me një përgatitje solide.  Ajo ka treguar se aftësitë e saj janë të një standardi ndërkombëtar me prezantimet e saj në konferenca botërore. Për 25 vjet ajo ka punuar dhe studiuar në kontinentin Amerikan dhe e ka provuar veten si intelektuale dhe “ambasadore” për ndihmën që duhet t’u jepet fëmijëve të emigrantëve në Kanada. Dr. Fishta-Bekjo gëzon respektin maksimal nga komuniteti shqiptaro-kanadez në Alberta.

 

©Flasshqip.ca